Më 23 dhe 30 mars 2018, mësimdhënëset Lençe Angjelkoska dhe Afrime Durmishi realizuan aktivitetin “Shporta e Pashkëve” i planifikuar si pjesë e Sekcionit të Artit. Qëllimet e aktivitetit ishin: zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit përmes lojës; nxitja e nxënësve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për të ndihmuar në përgatitjen e shportave të Pashkëve; ushtrimi i saktësisë dhe durimit gjatë prerjes, palosjes dhe ngjitjes së letrave – duke formuar shportën.