Qendra per Dialog Nansen Shkup (Maqedoni) eshte organizate jo-qeveritare dhe jo-profitabile, e themeluar ne vitin 2000 me perkrahje te Nansen Akademise nga Lilehameri, Norvegji.QDN Shkup eshte pjese e Rrjetit per Dialog Nansen i cili eshte i perbere nga Qendrat per Dialog Nansen ne Ballkanin perendimor dhe Nansen Akademise ne Norvegji. Rrjeti Nansen per Dialog eshte anetar i EPLO-s.

Vizioni i organizates eshte krijimi i nje shoqerie demokratike ku dialogu eshte mjeti i perditshem per zgjedhje te konflikteve mes individeve, grupeve ose bashkesive. Shoqeri ne te cilen paqja, kohezioni multietnik, integrimi, barazia dhe toleranca jane vlerat themelore.

Misioni i QDN eshte qe ne menyre aktive dhe efektive te perkrah dialogun interkulturor dhe nderetnik ne nivel lokal, nacional dhe regjional me qellim te kontriboje ne prevenimin e konflikteve, pajtimin dhe ndertimin e paqes nepermjet aktiviteteve te ndryshme programore, vecanerisht ne sferen e edukimit.

Donatori kryesor i QDN Shkup eshte Ministria e Puneve te Jashtme te Mbreterise se Norvegjise.
Click here to visit the website

Historiati

Pas themelimit te Qendres per Dialog Nansen Shkup ne vitin 2000, fokusi i organizates ishte tek studentet, politikanet e rinj dhe perfaqesuesit e organizatave jo-qeveritare dhe shkollave fillore ne Maqedoni. Qellimi i aktiviteteve ishte qe pjesmaresit te njihen me shkathtesi per komunikim paqesor, udheheqje te dialogut, analize te konflikteve, dhe te ju mundesoje te bejne dallimin mes dialogut dhe debates.

Ne vitin 2001, aktivitetet u zgjeruan ne nivel regjional duke organizuar disa seminare dhe forume me lidere dhe politikan te rinj nga Serbia, Kosova, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia. Aktivitetet e QDN Shkup poashtu inkuadruan dhe disa gazetare nga Maqedonia.

Pas pefundimit te konfliktit te armatosur ne Maqedoni dhe nenshkrimin e Marreveshjes kornize te Ohrit, QDN u fokusua ne aktivitet rreth promovimit te Marreveshjes kornize te Ohrit dhe vazhdoi te punoje me te rinjte nga rajonet me te goditura nga konflikti. Ne bashkepunim me OSBE-ne, nje sere e dialogjeve u organizuan me te rinj nga Tetova. Poashtu, tribunat me politikanet e rinj u intensifikuan si ne nivel lokal, ashtu dhe ne nivel regjional.

Ne vitin 2003 dhe 2004, fokusi i aktiviteteve u vendos ne perforcimin e kapaciteteve te partive politike, respektivisht te degeve rinore te partive . Kater Shkolla per politikan te rinj u krijuan ku moren pjese 85 politikan te rinj. Secila shkolle zgjati gjithsej 25 dite. Profesore universitar nga Maqedonia dhe jashte, si dhe shume udheheqes te partive politike ligjeruan ne keto shkolla.

Ne vitin 2005, pas miratimit te ligjit per ndarje territoriale dhe veteqeverisjeve lokale, QDN Shkup filloi me implementimin e programit Dialog dhe pajtim ne komunen e Jegunovcit, e cila gjendet ne pjesen veri-perendimore te Maqedonise. QDN Shkup e zgjodhi pikerisht komunen e Jegunovcit pasi qe ishte e goditur nga konflikti i armatosur i vitit 2001. Si pasoje direkte e konfliktit, filloi ndarja e shkollave ne baze etnike ne vitin 2002.

Permes dialog seminareve dhe trajnimeve ne teme komunikim , bashkepunim, tolerance, pune ekipore dhe zgjedhje paqesore te konflikteve, u krijuan kushte per hapjen e gjashte kabineteve ku nxenesit nga bashkesite e ndryshme etnike vijuan kurse per kompjutore, gjuhe angleze, gjuhe shqipe dhe maqedonase. Cdo vit, kurset u vizituan nga mesatarisht 200 nxenes. Programi u implementua gjer ne vitin 2008 kur edhe u krijuan kushte per hapjen e shkolles se pare te integruar “Fridtjof Nansen” ne fshatin Preljubishte, Komuna e Jegunovcit. Ne vitin 2010, shkolla e pare e mesme integruar u hap zyrtarisht ne fshatin Preljubishte. Si rezultat i sukseseve të mëparshme, projekti u perhaps në komuna treja multietnike në Maqedoni dhe vazhdon të njihet si një ndër modelet më të mira për arsimim të integruar në vend.