Më 19 dhe 29 mars 2018, mësimdhënëset Elizabeta Jovanovska dhe Rejhan Rushiti realizuan aktivitetet jashtëmësimore në kuadër të sekcionit të kukullave dhe të artit.

Qëllimet e aktiviteteve jashtëmësimore ishin:
– nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm reciprok në grup dhe në tandem;
– kultivimi i një klime pozitive socio-emocionale në grup;
– inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në një mjedis dygjuhësor;
– përforcimi i vetëbesimit të nxënësve;
– promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë së fëmijëve;
– zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit;
– përfitimi i njohurive, shkathtësive dhe aftësive për planifikimin, organizimin, realizimin dhe vlerësimin e aktiviteteve jashtëmësimore;
– Sensibilizimi i nxënësve për respektimin e dallimeve reciproke.