Gjatë periudhës mars-maj 2018 realizuesit e aktiviteteve jashtëmësimore dhe aktiviteteve projektuese të MNAI, në suaza të Qendrës për Trajnim të QDN Shkup, ndoqën punëtoritë e realizuara nga ana e prof. d-r Hana Saliu, nga Fakulteti Filozofik pranë Universitetit të Tetovës. Punëtoritë përfshinë aktivitete dhe diskutime të ndryshme mbi temat: “Empatia si parakusht për komunikim të shëndoshë” dhe “Nevoja për zhvillimin e të menduarit kritik në shoqëritë multikulturore”.