Më 23 mars 2018, mësimdhënëset Drita Jakupi dhe Lidija Bilbilovska organizuan punëtori kretive me prindërit e nxënësve të inkuadruar në projekt. Gjatë punëtorisë, prindërit së bashku me nxënësit dhe mësimdhënësit dizajnuan stoli nga smolla epokside.

Qëllimet e programit janë:

  • Avancimi i bashkëpunimit dhe mirëbesimi i prindërve ndaj shkollës dhe ekipit të mësimdhënësve;
  • Promovimi i rolit aktiv të prindërve për idejimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore;
  • Përforcimi i raporteve të bashkëpunimit mes prindërve me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore;
  • Thellimi i shkathtësive jetësore tek prindërit si dhe formimi i shprehive për vetë-arsimim të vazhdueshëm;
  • Nxitja e vetëbesimit tek prindërit si dhe të raportit pozitiv ndaj bashkësisë.