Më 6 dhe 12 prill 2018, mësimdhënëset Todorka Krajçeska dhe Seide Neziri realizuan aktivitetin “Maçoku në çizme”. Qëllimet e aktivitetit ishin:

  • Inkurajimi i respektit reciprok dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve;
  • Zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë në realizimin e lojërave jashtëmësimore;
  • Zhvillimi i shprehisë për të dëgjuar dhe respektuar në mënyrë aktive moshatarët;
  • Zgjerimi i fjalorit aktiv në të dy gjuhët (maqedonisht dhe shqip);
  • Tejkalimi i llojeve të caktuara të paragjykimeve në lidhje me disa kafshë dhe tiparet e tyre;
  • Inkurajimi i interesit të fëmijëve për imitimin dhe shprehje jo-verbale;
  • Thellimi i dashurisë dhe kujdesit ndaj kafshëve.

“Në pjesën kryesore të aktivitetit, nxënësit punojnë në tri grupe.
Grupi 1: Një përrallë në rreth. Duke levizur rreth hamerit, çdo fëmijë mund të shkruajë ose të vizatojë diçka nga tregimi (më shumë herë).
Grupi 2: Krijimi i karaktereve nga përralla në shkopinj druri: maçoku, djali, mbreti, princesha, magjistari (luani, miu)
Grupi 3: Ngjyrosje e maçokit me çizme.
Dramatizimi i maskat bëhet nga studentët vullnetarë. Gjithkush flet në gjuhën amtare.” T. Trajkovska dhe S. Neziri.