Më 3 prill 2018, mësimdhënëset Daniella Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin me titull “Paradë prilli”. Qëllimet e aktivitetit ishin:

– Diskutimi i ndërlidhjes mes botës bimore dhe shtazore;
– Inkurajimi i sjelljes së kujdesshme ndaj kafshëve;
– Inkurajimi i atmosferës pozitive në grup;
– Inkurajimi dhe përkrahja e bashkëpunimit mes fëmijëve;
– Inkurajimi i kujtesës dhe miratimi i fjalëve në gjuhën jo-amtare;
– Zhvillimi i fantazisë dhe potencialit kreativ të fëmijëve.

“Përgatisim 3 banka me materiale pune në klasë. Maskat janë paraprakisht të përgatitura nga mësueset në fleta të bardha. Nxënësit zgjedhin maskat me zgjedhje të rastësishme, pasi që maskat janë të kthyera nga ana e kundërt ndërsa zgjedhin. Nxënësit ngjyrosin maskat me ngjyra druri dhe ngjesin pambuk ose pej, më pas i prejnë dhe lidhin ato me fijet e perit. Pasi të përfundojnë, nxënësit vendosin maskat në fytyrë ndërsa mësueset i ndihmojnë ti lidhin. Në përfundim të aktivitetit nxënësit kryejnë lëvizje dhe imitime sipas maskave të tyre. Maskat ngjiten në një hamer të bardhë dhe secili nxënës shkruan emrin e tij pranë maskës” D. Stefanovska dhe H. Memeti.