Më 17 dhe 25 prill 2018, mësimdhënëset Luljeta Aziri dhe Jasmina Efremoska realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Origami dekorime”. Qëllimet e aktiviteteve ishin: inkurajimi i atmosferës pozitive në grup, si dhe forcimi i ndërveprimit ndërmjet nxënësve; njoftimi i nxënësve me procesin punimit të dekorimeve; zhvillimi i muskujve të imët të dorës gjatë manipulimit me mjetet për pune; të mësuarit përmes lojës; të mësuarit e koncepteve në të dy gjuhët (maqedonisht dhe shqip) të lidhura me temën; nxitja e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë gjatë punës; inkurajimi i durimit, saktësisë në kryerjen e aktiviteteve; zhvillimi i kreativitetit dhe inventivitetit, si dhe aftësimi i nxënësve për të njohur komponentët estetike në produktet përfundimtare.

“Gjatë pjesës kryesore, nxënësit u ndanë në 4 grupe dhe realizuan aktivitetet e mëposhtme: grupi i parë bëri origami syza dhe lodra; grupi i dytë punoi origami-peceta; grupi i tretë punoi origami fustan dhe këmishë; ndërsa grupi i katërt origami yje.
Në pjesën përfundimtare të gjithë nxënësit ekspozuan origamin e bërë”. L. Aziri dhe J. Efremoska