Më 2 maj 2018 mësimdhënëset Zejnepe Bajrami dhe Merlin Stojanovska realizuan aktivitetin jashtëmësimor me temën “Oborri i hareshëm i fshatit” si pjesë e sekcionit të artit.

Çdo grup i nxënësve ka materialet e nevojshme për punë letrat, markerë, modelet e kafshëve shtëpiake. Mësueset japin udhëzime për punë në grup dhe nxënësit në hamer vizatojnë kafshë  shtëpiake dhe një oborr fshati. Gjatë aktiviteteve, në prapavijë lëshohen këngë të fëmijëve në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kur vizatimet janë të gatshme, secili grup paraqet vizatimet me oborrin e hareshëm  të fshatit duke shëtitur  midis grupeve“. Z. Bajrami dhe M. Stojanovska.