Më 23 prill 2018, mësimdhënset Valentina Petrushevska Blagoevska dhe Ylbere Arifi realizuan aktivitetin “Qarkullimi i ujit”. Qëllimet e aktivitetit ishin: thellimi i njohurive rreth qarkullimit të ujit në natyrë; inkurajimi i bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, ndihmën dhe bashkëpunimin; zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë në realizimin e lojërave jashtëshkollore; zhvillimi i shprehisë për të dëgjuar dhe respektuar në mënyrë aktive bashkëbiseduesit; zgjerimi i fjalorit aktiv në të dy gjuhët (maqedonisht dhe shqip).

Gjatë aktivitetit, nxënësit ndoqën një prezantim mbi qarkullimin e ujit dhe bënë postera me fazat e ndryshme të qarkullimit të ujit.