Më 20 dhe 25 prill 2018, mësimdhënëset Mirushe Xhaferi dhe Aneta Kazioska realizuan aktivitetin jaashtëmësimor në temën “Holanda”. Qëllimet dhe objektivat e aktivitetit ishin:
– Njohja me simbolet shtetërore dhe tradicionale holandeze;
– Mbështetja e kureshtjes së fëmijëve për të kuptuar rolin dhe funksionin e mullinjve me erë në jetën e përditshme;
– Inkurajimi i nxënësve për të zbuluar në mënyrë të pavarur specifikat e bimëve dhe luleve me origjinë holandeze.
Përmes punës së përbashkët dhe bashkëpunimit në grupe nxënësit punuan: poster me kostume tradicionale Holandeze, lule lale nga letra, fotografit të ushqimit tradicional në Holandë, dhe mullinj ere nga materiale të ndryshme.