Më 28 mars 2018 mësimdhënëset Maja Miteva-Petroska, Todorka Nane and Zaharica Rujanoska realizuan aktivitetet ditore “Gjermania- flamuri, gjuha dhe valuta” dhe “Në botën e përrallave” aktivitetete të planifikuara si pjesë e temës mujore “Gjermania”. Qëllimet dhe objektivat e aktivitetit ishin: zhvillimi i interesit tek fëmijët në zbulimin dhe leximin e përrallave nga autorët gjerman, trajnimin e nxënësve të përdorin fraza kulturore nga gjuha gjermane, inkurajimi i bashkëpunimit dhe respektit mes nxënësve, klima pozitive emocionale, zhvillimin e kreativitetit, argëtim dhe disponimit pozitiv në klasë.

“Në pjesën kryesore të aktivitetit “Gjermania – flamuri, gjuha, valuta” ne bëjmë një poster, i cili përbëhet nga imazhet e karakteristikave më të rëndësishme të Gjermanisë. Nxënësit ndahen në dy grupe duke tërhequr letra me fjalë të shkruara që përfaqësojnë fusha të ndryshme (simbole, tradita, sporti, kultura, muzika), sipas tyre, nxënësit i ndajnë kartat e ndryshme (sipas temave), ata poashtu duhet të ndajnë një informacion rreth përmbajtjes së tyre dhe grupojnë kartat.” Zaharica Rujanoska dhe Todorka Nane.

“Në pjesën kryesore të aktivitetit “Në botën e përrallave”, ne shfaqim një prezantim të shkurtër të përrallës “Rosaku i shëmtuar” nga H.K. Andersen dhe nxënsit duke ndjekur përrallën mësojnë dhe memorojnë imazhet prej tij. Më pas nxënësit punojnë në çifte dhe secila palë merr një ilustrim nga përralla dhe duhet të pikturohet. Pasi të gjitha ilustrimet do të jenë gati, nxënësit, së bashku me mësueset bëjnë një libër ilustrimi, dhe në këtë mënyrë figurat përfaqësojnë përrallë të tërë” Zaharica Rujanoska dhe Maja Miteva – Petroska.