Më 16 maj 2018, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Lulet e majit” në kuadër të Eko-sekcionit.

Qëllimet e aktivitetit jashtëmësimor ishin:

  • nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm reciprok në grup dhe në tandem;
  • kultivimi i një klime pozitive socio-emocionale në grup;
  • inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në një mjedis dygjuhësor;
  • përforcimi i vetëbesimit të nxënësve;
  • promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë së fëmijëve;
  • zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit;
  • inkurajimin e nxënësve që të monitorojnë në mënyrë të pavarur ndryshimet në natyrë, si dhe regjistrimin e tyre të kujdesshëm në pikture;
  • zgjerimi i përvojës së fëmijëve për ngjarjet në natyrë, si dhe perceptimi i ndërlidhjes së tyre.

Gjatë aktiviteteve, nxënësit së bashku punuan dekorime pranverore me lule.