Më 4 maj 2018 mësimdhënëset Zejnepe Bajrami dhe Merlin Stojanovska realizuan aktivitetin “Luleshtrydhet e para” në suaza të temës “Gëzime  fëmijërore” si pjesë e sekcionit të artit.

Nxënësit të ndarë në katër grupe punojnë me plastelinë pemët e tyre të preferuara dhe vendosin në pjatat e tyre, gjatë kësaj ata ndjekin edhe video me këngë dhe lojëra për pemët.

Qëllimi i aktivitetit ishte që nxënësit të aftësohen të formojnë figura të ndryshme nga plastelina; të kuptojnë rëndësinë e pemëve si ushqim i shëndetshëm për rritje; të mësojnë në emërtimin e pemëve në gjuhën jo-amtare; të rritet bashkëpunimi ndërmjet grupeve.