Më 21 prill 2018, Qendra për dialog Nansen Shkup organizoi konferencë me ligjerata të eskpertëve ndërkombëtar nga sfera e arsimit interkulturor si pjesë e nivelit bazik të trajnimeve për Modelin Nansen për arsim interkulturor. Paula Mcllwaine nga Këshilli për arsim të integruar i Irlandës Veriore e prezantoi programin për qasje të paanshme në shkollat e integruara, ndërsa Steinar Bryn nga Akademia Nansen nga Lillehammeri i Norvegji prezantoi etosin dhe nevojën për arsim interkulturor. Njëherit grupet 19, 20, 21, 22 dhe 23 nga Qendra për Trajnim e QDN Shkup fituan çertifikatat për përfundimin e nivelit bazik të trajnimit. Nevoja dhe rëndësia e programeve për trajnim të mësimdhënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm u theksua edhe nga z. Safet Neziri, këshilltar shtetëror për politika arsimore pranë MASh të R.M. i cili i përshëndeti mësimdhënësit prezent. Ngjarja e sotme u pasurua me ndarjen e çertifikatave për përfundim të suksesshëm të trajnimeve të nivelit të avancuar për grupet 14, 15, 16, 17 dhe 18. Të gjithë 200 mësimdhënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm në R.M. ju dëshirojmë edhe shumë suksese të reja profesionale.