Më 19 prill 2018, mësimdhënëset Nagihan Snopçe dhe Gabriela Merxhanoska zbatuan aktivitetin e integruar jashtëmësimor në temën “Flutura”. Qëllimet e aktivitetit ishin: zhvillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe respektimi i shokëve të grupit, çlirimi nga stresi emocional përmes krijimtarisë artistike si dhe stimulimi i imagjinatës kreative.