2 maj 2018- Një mënyrë e shkëlqyer për të mundësuar klimë pozitive socio-emocionale në klasë është të organizojë kremtime të përbashkëta me nxënësit. Kuptohet, kremtimet më të preferuara janë ditëlindjet e nxënësve të cilat shënohen si pjesë e aktiviteteve të integruara interkulturore sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor.

“Pasi zbulohet tema e ditës,nxënësit të cilët festojnë ditëlindjen kanë për detyrë që të rregullojnë tavolinën. Nxënësit tjerë ndahen në 4 grupe dhe në çdo grup bëhet rradhitja e gjerdaneve për vajzat,ndërsa për djemtë punohen hallkat nga shkopinj elastik me ngjyrë.Kur do të jenë gati gjerdanët dhe hallkat u dhurohen nxënësve të cilët festojnë ditëlindjen , pastaj pason fryrja e qirinjëve dhe këndimi i këngëve për ditëlindje në gjuhën maqedone, gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze”. Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi