18 maj 2018- Një mënyrë e shkëlqyer për të mundësuar klimë pozitive socio-emocionale në klasë është të organizojë kremtime të përbashkëta me nxënësit. Kuptohet, kremtimet më të preferuara janë ditëlindjet e nxënësve të cilat shënohen si pjesë e aktiviteteve të integruara interkulturore sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor. Gjatë aktivitetit, me qëllim të shënimit të përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor, nxënësve të klasave të mësueseve Hyrmet Alla dhe Tijana Bajraktarska iu ndanë diploma për pjesëmarrjen në aktivitetet e modelit Nansen për arsim interkulturor. QDN Shkup ju dëshiron verë të lumtur dhe zbavitëse!