Më 21 mars 2018, mësimdhënëset Mirjana Nevenova dhe Fatmire Mahmudi realizuan aktivitetin “Erdhi pranvera- punimi i pemës pranverore” të planifikuar në suaza të Eko- sekcionit.
“Në pjesën kryesore të aktivitetit, formojmë 4 grupe nxënësish, secili grup udhëzohet me një detyrë specifike.
Grupi 1: punimi i luleve nga letra
Grupi 2: punimi i fluturave nga letra
Grupi 3: punimi i mollëkuqeve
Grupi 4: punimi i zogjve nga letra
Nxënësit informohen se veprat e tyre do të shërbejnë për të dekoruar një pemë nga degët natyrore. Secili grup i plotëson detyrat e tyre. Mësueset motivojnë dhe nxisin nxënësit gjatë punës së tyre. Nëse është e nevojshme, mësueset ndihmojnë gjatë punës së tyre. Aktiviteti vazhdon me dekorimin e pemës pranverore” M. Nevenova dhe F. Mahmudi