Më 30 maj 2018 mësimdhënëset Lidija Bilbiloska dhe Drita Jakupi organizuan aktivitetet e integruara në frymën e festimit të ditëlindjeve dhe përfundimit të suksesshëm të aktiviteteve interkulturore jashtëmësimore për këtë vit shkollor. Qëllimet dhe detyrat e aktiviteteve ishin: krijimi i atmosferës pozitive në grup, si dhe forcimi i bashkëpunimit midis fëmijëve; theksimi i rëndësisë së ditëlindjeve në jetën e çdo fëmije; përdorimi i frazave kulturore dhe shoqërore në gjuhën maqedonase dhe shqipe gjatë përgëzimit të ditëlindjeve; përsëritja e këngëve për ditëlindje në gjuhën maqedonase dhe shqipe; pasurimi i fjalorit aktiv të fëmijëve me fjalë të reja në të dy gjuhët: ditëlindje, festim, tortë, dhuratë, dëshirë për ditëlindje etj. Në fund të aktivitetit nxënësve iu ndanë diploma për pjesëmarrje të suksesshme në MNAI aktivitetet.