“Arsim i integruar – trend, tendencë dhe nevojë” është quajtur konferenca e dytë ndërkombëtare për arsim të integruar që mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Në konferencë do të marrin pjesë ekspertë ndërkombëtarë nga Norvegjia, Irlanda Veriore dhe Turqia, ndërsa qëllimi është të përforcohet kompetencat e kuadros arsimore në arsimin e integruar përmes shfrytëzimit të përvojave dhe diturive të huaja afatgjate.

Është paralajmëruar prania e arsimtarëve dhe profesorëve nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët janë pjesë nga stërvitja dyvjeçare për arsim të integruar, ndërsa fjalim do të ketë edhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

Konferenca do të ketë rol të rëndësishëm në procesin e senzibilizimit të profileve të ndryshme arsimore për nevojën dhe përfitimet e konceptit për arsim të integruar si trend global, tendencë dhe nevojë. E organizon Qendra Nansen dialog (QND) si pjesë e programit për nivel themelor dhe përparimtar të stërvitjes për arsim të integruar.

Në konferencën do të ndahen certifikate për pjesëmarrësit të cilët me sukses e kanë përfunduar nivelin përparimtar të stërvitjes pranë Trajnim qendrës të QND-së Shkup.