Shkup, 14 dhjetor – Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë, kurse favorizimi i komunitetit shumicë nuk funksionon në një shoqëri shumetnike. Kështu ka deklaruar eksperti norvegjez, Stajner Brin, në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare për Arsim të Integruar, që po zhvillohet sot në Shkup.
Ai heq një paralele mes Maqedonisë dhe Norvegjisë, ku ka gjihashtu probleme të ngjashme me arsimin e integruar dhe pabarazinë mes komuniteteve.

“Në një shoqëri shumetnike nuk mund të ketë dominim të një grupi etnik ndaj një tjetër grupi etnik. Të gjithë njerëzit janë të barabartë. Nëse besoni në shoqëri ku të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta, duhet të vendosni edhe një sistem të integruar arsimi, në të kundërt nuk funksion”, thotë Brin.

Ai shton se probleme të tilla si në Maqedoni ka dhe në Evropë, porse atje investohen përpjekje për t’i zgjidhur ato.

http://www.zhurnal-ks.com/content/?id=13121415171132